Sulmohet ambasada shqiptare në Podgoricë

DURRËS, 16 TETOR 2014–  Gazetari i shquar malazez Marko Vesovic i së përditshmes prestigjoze “DAN”, konfirmon për Durrës lajme.com se ekstremistë të etnisë serbe në kundërshtim flagrant me Konventën e Vienës të v. 1961 kanë sulmuar ndërtesën e Ambasadës shqiptare në Podgoricë mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjezin e së enjtes. Redaksia e Durrës lajme.com, ndonëse u përpoq të merrte një konfirmim të lajmit nga “Zapovjednik kriminallc”- zv/shefi i policisë kriminale të Podgoricës, e pati të pamundur të merrte nëj përgjigje tjetër përvec: s’kam asgjë për ju: Nema Nishta, nema nishta.

  Numri i ambasadës sonë në Podgoricë 00 382 20 667380 nuk  i përgjigjet thirrjeve telefonike të bëra nga redaksia e Durrëslajme.com

 Nuk dihet asgjë për dëmtime të mundshme të ndërtesës së ambasadës apo për jetën dhe shëndetin e personelit diplomatik shqiptar. Ministria “Bushati” deri tani nuk ka dhënë asnjë njoftim për këtë episod të rëndë,  sa kriminal aq edhe diplomatik.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/