Një autobus nga Kosova është sulmuar dje në Serbi. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook.
Çitaku e ka quajtur si “hipokrizi” këtë sulm dhe ka thënë se ndoshta duhet të thirret një mbledhje e Këshillit të Sigurimit duke e kujtuar këtë gjest “hipokrizi”.
Ky është postimi i plotë:
Në autobusin në të cilin po udhëtonin disa kosovarë është sulmuar sot (dje) në Serbi. Ndoshta ne duhet të thërrasim mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Hipokrizia.
P.S: Ka dikush nga bashkësia ndërkombëtare a do ta dënojë sulmin?