INDONEZI, 23 mars 2013 –Persona të armatosur dhe të paidentifikuar kanë sulmuar burgun Cebongan në Yogyakarta në Indonezi, të shtunën në mëngjes. 

Nga sulmi 4 të burgosur kanë mbetur të vrarë dhe një numër i madh policës mbetën të plagosur. 

Ministri për Politikë dhe Siguri në Indonezi, Djoko Suyanto urdhëroi shefin e përgjithshëm të policisë dhe komandantin e Forcave të Armatosura të bëjnë të pamundurën për arrestimin e autorëve dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë. 

Sipas mediave lokale, në sulm kanë marrë pjesë 17 persona, të cilët kanë bërë të mundur hapjen e portës kryesore të burgut me një granatë.