Pronari i një pike të këmbimit valutor në qytetin e Vlorës, ka rënë pre e grabitësve mbrëmjen e së dielës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bashkimi” rreth orës 22:00.

Mësohet se fillimisht dy persona e kanmë sulmuar pronarin e Exchange-t sapo ai doli nga dyqani, dhe më pas e kanë grabitur.

Ende nuk dihet shuma e parave të marra, ndërsa hetimet e policisë do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.