4 maj 2015 – Dy persona të armatosur janë qëlluar për vdekje, pasi hapën zjarr jashtë një ekspozitë arti antimyslimane në Dallas.
Dyshja që dyshohej se kishte eksplozivë, u neutralizua nga policia, pasi qëlluan një roje sigurie në këndin jashtë qendrës “Curtis Culëell” në Garland të Teksasit.
Ngjarja ndodhi brenda në ndërtesë gjatë kohës që po zhvillohej një event, ku po ekspozoheshin karikaturat e Profetit Muhamed. Në këtë event ishin rreth 100 pjesëmarrës.
Mediet ndërkombëtare shkruajnë se të shtënat u dëgjuan para se të jepej çmimi prej 10 mijë dollarësh për portretizimin më të mirë të profetit Muhamed.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/