Sulmohet nga një person i panjohur, gazetari Vehbi Kajtazi, në qendër të kryeqytetit.
Në momentin e ngjarjes, kryedaktori i gazetës “Insajderi”, ka qënë duke dalë nga lokali.
Policia e Kosovës ka ndaluar një të dyshuar, i cili është identifikuar si Faton Ramadani.
Faton Ramadani njihet si mik i afërt i Milaim Zekës, deputetit të Nismës për Kosovën, i cili është përfolur në shkrimet e publikuara ditëve të fundit nga Gazeta Insajderi.
Gjendja e shëndetësore e Kajtazit është e mirë ndërkohë që është dërguar në QKUK. /Insajderi.com





