Është sulmuar ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, në qarkun e Beratit.

Artan Duati kishte tre ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Italia ku qëndronte prej vitesh me familjen e tij.

48 vjeçari është qëlluar me sende të forta sapo ka dalë nga makina e tij. Ai është transportuar në spital dhe pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, ndërsa mendohet se agresorët kanë qenë dy persona të maskuar.

Dauti ka shërbyer si shef i SHISH-ut në Berat në vitet 1993- 1996