25 prill 2015 – Makina e deputetit të Partisë Demokratike të rrethit të Matit, Bedri Hoxha, është sulmuar nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës, në qendër të qytetit të Burrelit.
Sipas të dhënave paraprake, automjeti i deputetit ishte i parkuar para një hoteli në Burrel. Makinës tip “Ford” fuoristradë me targë AA 646 JO, i ishin thyer xhamat, pasi ishte goditur me mjete të forta.
Forcat e policisë kanë nisur hetimet lidhur me incidentin, si dhe për identifikimin e autorëve të ngjarjes.
Ndërsa, deputeti Hoxha ka deklaruar se makina është dëmtuar për arsye politike, nga eksponentë të caktuar të policisë, për shkak të fushatës elektorale që nis për pak ditë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/