Ukrainë, 19 mars 2014 – Aktivistë pro-rusë, disa të armatosur, mësynë zyrat e Marinës ukrainase në Sevastopol të Krimesë. Shumë prej ushtarëve ukrainas u larguan nga baza, ndërsa mbi ndërtesë tani valëviten flamujt rusë. Raportohet se shefi i Marinës, Serhiy Hayduk, është ndaluar e po mbahet nën mbikëqyrje.
Episodi vjen një ditë pasi liderët e rinj të gadishullit firmosën traktatin e aneksimit të tij nga Rusia, gjest i dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar ashtu siç ndodhi dhe me referendumin e së dielës për shkëputjen e republikës autonome nga Ukraina, të aprovuar me 97% të votave.
Kriza e Krimesë është shndërruar ngadalë në episodin më dramatik për të gjithë zonën euro-atlantike që prej fundit të Luftës së Ftohtë. Një nga oficerët e bazës së Sevastopolit tha se gati 200 aktivistë pro-Moskës shkaterruan dyert e saj e hynë brenda duke përdorur një autoambulancë. Hayduk ishte përpjekur të negocionte me ta, një tentativë e dështuar që përfundoi me ndalimin e tij dhe largimin nga baza nën shoqërimin e punonjësve të shërbimit federal rus të sigurisë. Raporte për përleshje apo të shtëna, nuk ka patur. Përpos Sevastopolit, shtëpi e bazës së flotës ruse në Detin e Zi, një incident i ngjashëm u raportua edhe në Novo-Ozyorne, në perëndim të gadishullit.
Të hënën, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja vendosën sanksione që preknin shumë zyrtarë rusë e ukrainas te perfshire ne veprimet e moskes ne krime. Por masat politike të Perëndimit nuk jane shume te efetkshme edhe sepse udhëheqja ruse e pjesë të gjëra të shoqërisë e kane nisur prej kohesh rrugen e vetëizolimit. Me aneksimin e Krimesë, Presidenti Putin dhe forcat konservatore në administratën e tij ia mbyllën me ndërgjegje të plotë derën Perëndimit, e dashur pa dashur, ky i fundit do të detyrohet ta pranojë sfidën. Me aktin e saj, Moska shkeli disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat rregullojnë rendin paqësor në Europë. Nëse veprimi i kremlinit mbetet pa pasoja, atehere ai mund të ngjallë orekse të tjera: Transnistria, Abkazia, Osetia Jugore e madje edhe Bjellorusia do te jene ndoshta objektivat e tjere të ekspansionit rus.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





