Drejtori i Teatrit të Baletit Artistik Bolshoi në Moskë, Sergei Filin, është sulmuar nga një sulmues i maskuar dhe është shtruar në spital.
Sekretarja për shtyp e Teatrit, Katerina Novikova i tha agjencisë ruse të lajmeve ITAR-TASS se Filin ka pësuar djegie të shkallës së tretë në fytyrë dhe përreth syve, pasi sulmuesi hodhi acid në të.
Ajo tha se të pamurit e tij është në rrezik dhe shtoi se ai kishte qenë i kërcënuar në të kaluarën.
Novikova tha se ajo beson se sulmi është i lidhur me punën e Filinit në Bolshoi.
Drejtori i Teatrit u sulmua të enjtën mbrëma derisa ai po kthehej në shtëpi.
Departamenti i policisë së rrethit Meshchansky ka nisur një hetim për rastin.