Eskorta e ish-presidentit brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva është sulmuar dje me armë zjarri, sipas një postimi të tij në Twitter.
"Eskorta e ish-presidentit Lula është goditur nga të paktën tre të shtëna me armë zjarri, ndërsa po udhëtonte midis qyteteve Quedas do Iguacu dhe Laranjeiras do Sul, në jug të vendit i pashoqëruar nga forcat policore. Gjatë incidentit u goditën dy autobusë të fushatës elektorale dhe askush nuk është plagosur", tha ai në Twitter.