Një protestuese ka hedhur supë mbi pikturën e famshme të Mona Lisës në Paris.
Piktura e Leonardo da Vinci e shekullit të 16, e cila është e mbrojtur me xham është një nga veprat më të famshme të artit në botë dhe mbahet në muzeun e Luvrit në Paris.
Siç shihet në pamje një grua afrohet pranë pikturës dhe hedh një tas me supe, duke dëmtuar xhamin që mbulon pikturën.
Mona Lisa ka qenë pas xhamit të sigurisë që nga fillimi i viteve 1950, kur u dëmtua nga një vizitor që hodhi acid mbi të.
Në vitin 2019, muzeu tha se kishte instaluar një formë më transparente xhami antiplumb për ta mbrojtur atë.
Në vitin 2022, një aktivist hodhi tortë në pikturë. , duke u bërë thirrje njerëzve që të “mendojnë për Tokën”.