Një 50-vjeçar shqiptar është sulmuar nga katër persona gjatë ditës së sotme në një lagje të Athinës në Greqi. Sipas informacioneve të deritanishme që vijnë nga mediat greke, autorët janë katër persona, dy me makinë dhe dy të tjerë me motor, të cilët i kishin zënë pritë 50-vjeçarit dhe e kanë sulmuar.

Pasi e kanë goditur dhe ai ka rënë i përgjakur, sulmuesit kanë ikur. Viktima mësohet se ka njohur personin që e ka goditur me thikë, i cili është gjithashtu shqiptar.

Sipas informacioneve, burri është gjetur në kryqëzimin e rrugëve Boreadon dhe Moussa dhe është plagosur në bark. Burri u dërgua në Asklepionin e Voulas ku edhe po mjekohet.

Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.