Një 35-vjeçar italian ndodhet në paraburgim që prej orës 4 të mëngjesit me akuzën e tentativës për vrasje me paramendim ndaj psikiatres Barbara Capovani, e sulmuar pasditen e së premtes para spitalit Santa Chiara në Piza, ku dhe u shtrua më pas në gjendje kritike.
Ndalimi u krye nga policia, me urdhër të prokurorisë së Pizës, pas hetimeve të kryera nga ekipi hetimor.
Mjekja, e cila iu nënshtrua operacionit, ndodhet në gjendje shumë të rëndë, pasi është goditur disa herë me një objekt të mprehtë në kokë, ndoshta nga një shufër. Barbara, e mbetur e pafuqishme dhe e pavetëdijshme përtokë, mbuluar në gjak në dalje të godinës së psikiatrisë së spitalit Santa Chiara në Piza, tashmë është shtruar në spital në gjendje jashtëzakonisht kritike.