Zvicër, 8 prill 2014 – Episod jo i këndshëm për Shkëlzen Gashin. Mesfushori kosovar, i cili aktivizohet në radhët e Grasshopper në Zvicër, është sulmuar në parkingun e stadiumit në përfundim të derbit me Zyrihun. Sipas asaj që shkruajnë mediat zvicerane, kosovari është zënë në befasi teksa është sulmuar në errësirë. Motivet e këtij sulmi nuk dihen ende edhe pse ka disa pista. Një prej tyre mund të jetë fakti se ai ka luajtur më parë për të rinjtë e Zyrihut. Një tjetër shkak mund të jetë dhe fakti që Gashi ka zgjedhur të luajë për kombëtaren shqiptare.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/