ZVEÇAN – Një mjet shpërthyes është hedhur të shtunën në orët e mbrëmjës në oborrin e shtëpisë së përkthyesit zyrtarë të EULEX-it, Tomisllav Gjokoviqit, kanë njoftuar burimet. 

Sipas burimeve, mjeti nuk ka shpërthyer, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet policore si dhe njësi të KFOR-it për të bërë shpërthimin e kontrolluar të këtij eksplozivi.

Burime nga veriu kanë theksuar se grupet kriminale serbe kanë bërë hedhje e këtij mjeti shpërthyes me qëllim të paralajmërimit të bashkëpuntorëve serb të EULEX-it dhe të institucioneve të Kosovës që të heqin dorë nga bashkëpunimi me këto institucione.