Mbrëmjen e djeshme një i ri është sulmuar me mjete të forta nga 3 persona të panjohur, dhe ka përfunduar në Spitalin Ushtarak me plagë të rënda në trup.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘3 Dëshmorët’ në Yzberisht, rreth orës 20:00 të mbrëmjes.

I plagosuri është 19-vjeçari me inicialet E. Sh., ndërsa 3 dhunuesit e tij janë ende të paidentifikuar nga policia.

Uniformat blu kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.