Parlamaneti grek është sulmuar mesditën e sotme nga 15 persona.
Incidenti ndodhi rreth orës 14:00 ku persona të maskuar hodhën topa me bojë të kuqe drejt godinës së Parlamentit dhe bomba tymuese.
Pas veprimit, grupi arriti t'iu ikë rojeve të sigurisë duke vrapuar nëpër rrugicat e sheshit kryesor të Athinës, "Sintagma".
Nuk janë të qarta arsyet e sulmit, ndërsa të tilla veprime shpesh ndërmerren nga grupime ekstremiste majtiste në vendin fqinj.