Kryetari i Partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijevic ka rënë pre e një sulmi.
Lajmi u bë i ditur nga vetë ai përmes një statusi në rrjetet sociale.
Sipas Arsenijevic, një person e ka ofenduar dhe më pas ka tentuar t’i nxjerrë armën.
Politikani serb në Mitrovicën e Veriut pretendon se ky person, kombësia e të cilit nuk bëhet publike, ka shfaqur shenja agresiviteti ndaj tij dhe herë të tjera.
“Në momentin që më pa, filloi sulmet verbale. Ai deklaroi se nuk ka asgjë kundër meje personalisht, por ka diçka kundër politikës sime dhe vazhdoi të më kërcënonte se do të më vriste”, është shprehur ai.
Arsenijeviç konsiderohet si kundërshtar i Listës Serbe në veri të Kosovës. Ish-profesori i kimisë e ka kritikuar hapur Listën Serbe të mbështetur nga Beogradi.