Federata meksikane e futbollit ka hapur një hetim kundër Diego Maradonës, për sulmet ndaj presidentit amerikan Donald Trump, dhe për deklaratat në mbështetje të presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.
"Unë dua t'i kushtoj fitoren Nikolas Maduro dhe të gjithë Venezuelës që po vuajnë për shkak të amerikanëve", tha Maradona.
Ndërkohë kodi etik që duhet ndjekur në kampionatin meksikan ndalon të bëjë ndonjë lloj komentimi politik, ku tashmë ish-legjenda e futbollit do të përballet me akuza.





