Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme për t’u marrë në pyetje për sulmet ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.

Bëhet fjalë për konferencat për shtyp që Tahiri zhvilloi pas pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, pezullimi i të cilit u dha nga gjyqtari Aliaj.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkoi ndjekje penale për Saimir Tahirin, me akuzën e kanosjes për shkak të detyrës ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.

Prokurorët kanë sekuestruar pamjet e konferencave për shtyp, kur Tahiri sulmoi gjyqtarin që firmosi vendimin për pezullimin e Haki Çakos.