Pamje nga momenti i një sulmi me çekiç janë publikuar së fundmi në Greqi. Mediat greke kanë publikuar momentin kur një 29-vjeçar shqiptar ka sulmuar një punonjëse karburantit rreth një vit më parë në Agioi Anargyri në Athinë.
Sulmi raportohet se u regjistrua nga ora 01:30 e mëngjesit të datës 20 shkurt 2024. 29-vjeçari hyri në dyqan dhe duke tundur një çekiç sulmoi gruan. Ai mënjëhera ka nisur ta godasë në shpinë, bark dhe kokë. Gjatë gjithë sulmit, autori i ka bërtitur gruas që ti japë paratë ose do ta vrasë.
Në fund ai arriti t’i rrëmbejë punonjëses një çantë me xhirot e dyqanit që shkonin në total rreth 680 euro. Pas sulmit, 29-vjeçari ka tentuar të arratiset, por nuk ka mundur ta bëjë këtë pasi është pikasur nga efektivët e Forcës së Veprimit të Shpejtë dhe është arrestuar.
Gjatë mbrojtjes së tij, autori pretendoi se grabitjen e ka kryer nën efektin e drogës, duke u shfajësuar se nuk mban mend asgjë.
“Kisha pirë shumë pilula, përdor krak dhe kokainë, nuk mbaj mend çfarë kam bërë, kërkoj falje. Nuk e di shumë pak, e mbaj mend ngjarjen, nuk e mbaj mend,” tha ai. Para disa ditësh, autori u gjykua dhe u dënua me 5 vjet e 10 muaj burg.