Hadi Matar, 27-vjeçari i akuzuar për sulm dhe tentativë kundër shkrimtarit të njohur britaniko-indian Salman Rushdie në New York është shpallur fajtor të premten, raporton BBC.

Vendimi përfundimtar i jurisë erdhi pas një gjyqi 2-javor në Gjykatën e Qarkut të shtetit perëndimor të New Yorkut, afër vendit ku Matari goditi me thikë Rushdien në gusht të vitit 2022, teksa ai po mbante një ligjëratë.

Salman Rushdie i mbijetoi sulmit, por lëndimet rezultuan në dëmtim të mëlçisë së tij, humbje të shikimit në njërin sy dhe një dorë të paralizuar të shkaktuar nga dëmtimi i nervit në krahun e tij.

Ai u godit gjithsej 15 herë me thikë, me plagë në sy, faqe, shpinë, gjoks, dhe kofshë.