3 gusht 2015 – Një 30-vjeçare është dënuar me 3 muaj e gjysmë burg në Hong Kong, pasi akuzohet se ka sulmuar një zyrtar policie me gjoks.

Sipas mediave të huaja, Ng Lai-ying, kishte akuzuar kryeinspektorin Chan Ka-po se i kishte prekur gjoksin gjatë një proteste në mars.

Por, gjykata vendosi kundër saj, duke theksuar se ajo e kishte mbështetur qëllimisht gjoksin tek ai, në mënyrë që të mund ta akuzonte për sulm.

Pasi ajo u burgos, dhjetëra burra e gra dolën në një protestë përpara gjykatës në Hong Kong që protestonin me moton: ‘Gjoksi nuk është armë’.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/