TIRANE, 9 korrik 2013 – Një biznesmen është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.
Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se biznesmeni Ciprian Kodheli u sulmua me spray neuro-paralizues në fytyrë nga persona të paidentifikuar, të cilët pasi i morën 1.5 milionë lekë të reja u larguan me shpejtësi.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm pranë stadiumit ‘Qemal Stafa”, pranë biznesit të tij. Mësohet se Ciprian Kodheli kishte në pronësi një biznes farmaceutiskësh si dhe aksione në disa firma ndërtimi.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





