DURRËS, 17 TETOR 2014-  Mario Balotelli thyen heshtjen dhe sulmon ashpër ish-trajnerin e Italisë, Cesare Pranelli, aktualisht teknik i Galatasaray. Sulmuesi i Liverpool-it, i cili u kritikua nga Prandelli për eliminim e të "Axurrëve! që në fazën e grupeve të finaleve të Botërorit, shprehet se është mësuar që gjërat t’i thotë sy më sy. "Një burrë i vërtetë, nëse ka dicka për të thënë, vjen dhe ta përplas në sy. Unë jam një person që i bëj dhe i them gjërat ballë për ballë. Prandelli ka folur keq për mua. A është e drejtë që ai të flasë nëpër gazeta menjëherë pas ndeshjes? Unë nuk e pranoj këtë dhe nuk dua të përgjigjem, sepse nuk ka arsye. Për të qenë i sinqertë, jam shumë i zhgënjyer me ato që thonë njerëzit dhe se si ata më kryqëzuan pas Kupës së Botës. Mendoj se kisha dy apo ndoshta tre raste në këtë turne. Të gjithë e dinë se shënova ndaj Anglisë, por nuk munda të bëja më shumë", është shprehur Balotelli, citon "La Repubblica". 

Por edhe me ardhjen e Antonio Contes në krye të Italisë SuperMario nuk po ftohet ende në Kombëtare, por sipas tij ka futbollistë të tjerë që e meritojnë të jenë aty, "Unë e kuptoj shumë mirë pse nuk jam në skuadër. Në këtë periudhë nuk po shënoj, ndërsa lojtarë të tillë si Graziano Pelle po e bëjnë këtë. Pra ata e meritojnë të jenë në kombëtare. Unë e dëshiroj Italinë dhe askush nuk mund të flasë për kombëtaren time", është shprehur italiani. Në 33 ndeshje me Italinë Mario Balotelli ka shënuar 13 gola.