Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka komentuar akuzat e Saimir Tahirit pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mandati i deputetit. Teksa i ktheu përgjigje Tahirit për akuzat, Xhafaj theksoi se ‘Nuk iu heq asnjë presje atyre që kam thënë më parë’. 

Ditën e sotme, Tahiri pohoi se Xhafa sulmon policinë më keq se Sali Berisha.

Ta dini për statistikë: Hapni shifrat e GdF, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva edhe unë, t'i mbledhësh bashkë, kultivimi i hashashit është më pak sesa vetëm 1 vit i Sali Berishës kur ishte Kryeministër.

Nuk e thotë njeri këtë. Për fat të keq as deputetët e PS. As ministri i brendshëm se ka përmendur kurrë. As kryeministri jo. Nuk e di pse”, tha sot Tahiri.