Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit të cilët u arrestuan se më datë 13 qershor sesulmuan me sende të forta eskortën e kryeministrit Edi Rama, duke tentuar të pengojnë mitingun në këtë qytet.
Ndaj personave të arrestuar rëndojnë akuzat për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
Gjykatesi Taulant Tafa ka vendosur:
– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd); arrest me burg
– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD);liruar
– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd); liruar
– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas); arrest me burg
– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas); liruar
– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi; arrest me burg
– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik; arrest me burg





