E ardhmja e Leroy Sane mund të jetë te Bayerni. Sipas Sky Sports DE, përfaqësuesit e 29-vjeçarit tani po punojnë me klubin bavarez për të finalizuar një kontratë të re deri në vitin 2028.

Ajo çka i bën negociatat edhe më të lehta është gatishmëria e Sane për të rinovuar, madje mund të pranojë edhe ulje page. Kontrata e tij, e cila skadon më 30 qershor  mund të zgjatet deri në vitin 2028. Propozimi aktual i paraqitur nga Bayern përfshin një pagë fikse prej rreth 10 milionë euro bruto në vit.

Futbollisti ka luajtur 24 ndeshje në kampionat këtë sezon, ku ka shënuar 9 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.