Timo Verner tashmë mund të konsiderohet një futbollist i Çelsit duke qenë se klubi i Roman Abramoviç do të paguajë klauzolën prej 53 milionë paund. Ndërkaq, vetë sulmuesi do të firmosë një kontratë pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë 180.000 mijë paund në javë. Verner mezi po pret të nisë aventurën e re dhe së fundmi mësohet se 24-vjeçari do largohet nga Lajpcig sapo të përfundojë kampionati gjerman për t’u bashkuar me Lampard në korrik.
Në këtë formë, sulmuesi e braktis ekipin para misionit Champions, teksa ishte një edicion i veçantë për gjermanët që për herë të parë në historinë e tyre kanë mbërritur në çerekfinale.Mirëpo, prioriteti i Verner është Çelsi dhe sulmuesi kërkon që të nisë menjëherë përgatitjet për sezonin e ardhshëm me fanellën e re.





