I gjatë 2.03 metër, Umjiego spikaste tek Apolonia deri në tetor.

Me pesë gola të shënuar në shtatë ndeshje të Kategorisë së Parë, si edhe tre gola në një sfidë të Kupës, Teuta mund të thuhet se po afron bomberin e së Parës.

Umejiego duhet të kapë sërish formën e tij më të mirë. Kjo pasi 22-vjeçari u largua në tetor nga ekipi i parë, pasi nuk pranonte rinovimin e kontratës.

Për këtë Apolonia e dërgoi tek ekipi B. Golat nuk i kanë munguar as në Kategorinë e Tretë pasi në katër sfida numëron gjashtë gola.