Skuadra e Fiorentinës në kampionatin italian njoftonte sot se sulmuesi saj Kouame është sëmurur me malarie. Ata thonin se kishin bërë diagnostifikimin pas etheve që ai kishte kaluar prandaj ishin detyruar ta shtronin në spital për kurat e rastit. Lajm i keq për skuadrën e Fiorentinës teksa pas disa mungesave prej dëmtimeve, tashmë duhet të bëjë dhe pa shërbimet e Christian Kouamé. Kouame ishte rikthyer vetëm ditët e fundit në Firenze pas fitores së Kupës së Afrikës me skuadrën e tij kombëtare Bregu i Fildishtë, që organizohej në vendin e tij.

Ai nuk arriti të kthehej në kohë për ndeshjen ndaj Empoli ndërsa skuadra kishte dy ditë pushim dhe sot do të niste stërvitjen për ndeshjen kundër Lazio. Deri dje Kouame ishte në gjendje shumë të mirë fizike edhe pse ishte stërvitur veç skuadrës. Ndërsa në darkë raportohet se kishte marrë pjesë në një darkë bamirësie në Firence për të treguar solidaritet me njerëzit e goditur nga përmbytjet e nëntorit të shkuar. Për të ardhur keq që kur skuadra mendonte të mbështetej te Kouame marrin lajmin e sëmundjes që ka kontaktuar. Koha e rekuperimit mund të variojë nga disa ditë në disa javë në varësi të zhvillimit të sëmundjes.