Mbrëmë ka nisur sezoni i ri futbollistik në Ligën Amerikane, MLS.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Xhakomo Vrioni e nisi sfidën si titullar në duelin me DC Junajtid.

Por në minutën e 25′ ai mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën me të kuq. Kështu skuadra e tij Nju England ngeli me 10 lojtarë.

Si pasojë humbën në transfertë me rezultatin 3-1. Një nisje kjo aspak e mirë për Vrionin.