Sulmuesi i kombëtares ruse dhe i Zenit, Aleksandr Kokorin ka qenë protagonist në një incident të ndodhur në Rusi, teksa ka goditur me karrige një person, në ambientet e një restoranti, ku ai ishte duke ngrenë mëngjes.
Sipas medias ruse, personi që është sulmuar është një zyrtar i qeverisë së Vladimir Putin. Me shumë gjasa sulmuesi do ketë qenë në gjendje të dehur dhe së bashku me të ishte dhe futbollisti tjetër Pavel Mamaev.
Videoja nga momenti i përplasjes është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Kujtojmë që pak kohë më parë Kokorin u përjashtuar përkohësisht nga kombëtarja së bashku me Dzjuba pasi u fotografua duke imituar mustaqet e trajnerit Çerçesov.





