22 shtator 2015 – Sulmuesi i Serbisë, Filip Gjorgjevic, kaloi vitin e kaluar nga Nantes te Lazio, ndërsa muajin e kaluar Lorik Cana nga Lazio u bë pjesë e Nantesit. Mediat franceze kanë pyetur Lorikun për marrëdhëniet e tij me serbin, sidomos pas ndeshjes Serbi – Shqipëri. Të dy ishin shokë ekipi te Lazio për një vit. Cana zbuloi se e ka pyetur Gjorgjevicin për Nantesin.

“Është keq që presidenti e ka lënë të lirë të largohet nga këtu, pasi ai është një super lojtar. Ai më tha se do bëjë mirë të vijë këtu, më foli për klubin, tifozët, stadiumin dhe qytetin. E pyeta edhe në lidhje me jetën e përditshme këtu. Nuk kam pasur ndonjë reagim negativ nga ai”, deklaroi Cana për ‘butfootballclub.fr’.

/portali DurresLajm/