Shqipëria po kalon momente shumë të vështira pas atij tërmeti vrastar 6.3 ballësh që goditi Durrësin, dhe jo vetëm, në mëngjesin e 26 nëntorit.
Sulmuesi i Teutës, Basit Khalid ishte një nga të mbijetuarit e tërmetit shkatërrimtar. 23-vjeçari ka rrëfyer për "Gazetën Olle", atë që ka përjetuar gjatë atij tërmeti tmerrues.
"Tërmetin sigurisht që e kam ndjerë dhe më ka tronditur, por fatmirësisht unë nuk jam lënduar. Unë dola me shpejtësi pas tërmetit dhe më pas qëndrova jashtë. Kam qëndruar vazhdimisht me shokët e skuadrës. Ditët e fundit nuk i kam kaluar në Durrës, pasi tërmetet kanë qenë të një pasnjëshëm", shprehet sulmuesi i Teutës.





