Realdo Torraj ka premtuar se Teuta do të rikthehet sezonin e ardhshëm edhe më e fortë, pasi këtë sezon Teuta nuk arriti të fitonte asgjë, por as Europën s’e arriti dot. Torraj shprehet se ky ishte një sezon për t’u harruar dhe tashmë synimet janë për t’u ringritur dhe të arrihet sërish te trofetë.

Si do e komentonit sezonin që sapo u mbyll?

Ishte një sezon i vështirë për të gjithë. Kundërshtarët ishin të fortë, por sezoni yni ishte disi i pafat si në kampionati ashtu edhe në kupë. Gjatë këtij sezoni bëmë disa gabime në ndeshje specifike, por ajo që nuk i mungoi Teutës, që është edhe në ADN-në e saj, sakrifica dhe urtësia. Ne nuk jemi kryeneçë. Dhe sezonin e ri do të kërkojmë të rikthehemi fuqishëm.

Çfarë presim nga Teuta këtë sezon?

Besoj se do jenë ndeshjet e kampionatit që do të tregojnë nëse kjo Teutë është më e fortë se ajo e vitit të kaluar. Duhet të kemi parasysh se ekipi është pothuajse i njëjti dhe besoj që dhe me afrimet gjithashtu do të jemi më të fortë.

Si ishte ky kampionat në aspektin personal?

Besoj që ka qenë sezon i mirë për mua. Tani me një ecuri të mirë rikuperuese për sezonin e ri do të jem pranë ekipit për të dhënë kontributin tim. Viti i kaluar ishte i mirë, përfundimisht sezoni im më i qëndrueshëm, tani shpresoj që sezoni i ri të jetë viti im. Do të jap më të mirën. Nëse jam i gatshëm për çdo ndeshje, jam 100 për qind i sigurt se do të jap më të mirën dhe do t’ia dal mirë për ekipin tim. Gjithmonë punoj fuqishëm për të arritur sukses dhe për të ndihmuar ekipin të fitojë. Nota për Teutën, është 8. Nisëm një sezon shumë të dobët, por bëmë një mbyllje të jashtëzakonshme, ku asnjëri nuk besonte që ne mund të arrinim edhe Kupat e Europës. Ato pikë të lëna disa javë më parë, na hoqën atë mundësi për të kapur atë objektiv. Premtimi im i vetëm është që do të jap më të mirën, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje. Të tjerat do t’ia lë fushës dhe uroj të më vlerësojnë të tjerët për atë çfarë do të jap.