Indrit Tuci hedh hapin e madh në karrierë duke kaluar nga kampionati kroat në atë çek te Sparta e Pragës.

23-vjeçari nuk do ta ketë të vështirë ambientimin, pasi aty do të gjej futbollistin e kombëtares Qazim Laçin.

Sparta e preznatoi Tucin nëpërmjet një video në rrjetet sociale, i cili shihej duke biseduar me Qazim Laçin përmes telefonit dhe tani do ta ndajnë fushën së bashku.

Për të siguruar shëbrimet e sulmuesit të talentuar, Sparta e Pragës pagoi 1 milionë euro te Lokomotiva, që ka mbajtur edhe një përqindje të kartonit në rast se klubi çek e shet.

“Dua ti falënderoj të gjithë te Lokomotiva, të gjithë bashkëlojtarët dhe trajnerët me të cilët kam punuar. Lokomotiva më dha shumë, mbi të gjitha mundësinë për të njohur dhe dashuruar Zagrebin dhe Kroacinë, ku bëra shumë miq. I jam mirënjohës për mundësinë për të nisur sfida të reja, në Spartën e Pragës. Mezi po pres periudhën tjetër të karrierës sime. Do të vazhdoj të ndjek Lokomotivën dhe besoj se djemtë do të vazhdojnë me rezultate të mira”, tha Tuci pas largimit nga Lokomotiva.

Gjithashtu klubi kroat nëpërmjet një dekalrate për shtyp, i uroj sukses në vazhdim Tucit.

“Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë Indrit tonë për gjithçka që i ka dhënë Lokomotiva në 5 vitet e fundit. Së fundmi, në prag të ndeshjes kundër HNK Rijekës (3 nëntor 2023), festuam ndeshjen jubilare të 100-të të Indritit dhe në fund të gjysmësezonit, numri i paraqitjeve të tij në ndeshjet zyrtare me fanellën e Lokomotivës u ndal në 105, me 21 gola dhe 11 asistime. Suksese Indrit! Ju urojmë fat, shëndet dhe suksese sportive në Spartë”, mbyllet komunikata e Lokomotivës.