Pas golit të tij të parë me fanellën e Teutës dhe kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, sulmuesi estonez Oliver Jurgens flet për emocionet personale, atmosferën brenda skuadrës dhe pritshmëritë për vazhdimësinë e sezonit, përfshirë edhe përballjen e radhës ndaj Dinamos.

Shënuat golin tuaj të parë me fanellën e Teutës. Sa i veçantë ishte ky moment për ju?

Ishte një moment shumë i rëndësishëm. Çdo sulmues jeton për golin dhe jam i lumtur që goli im i parë erdhi duke ndihmuar ekipin. Jam mirënjohës për besimin që trajneri dhe shokët e skuadrës më kanë dhënë.

Ky gol ndihmoi Teutën të kalojë në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Sa e rëndësishme është kjo për ju dhe ekipin?

Kupa është një objektiv serioz për ne. Kualifikimi në çerekfinale na bën të ndihemi mirë dhe rrit dëshirën për të shkuar edhe më larg. Jemi shumë të motivuar për çdo sfidë.

Ndeshja e ardhshme është kundër Dinamos. Si po përgatitet skuadra për këtë sfidë?

Dinamo është një kundërshtar i fortë dhe ndeshjet ndaj tyre gjithmonë janë të vështira. Po punojmë në taktika dhe intensitet, me fokus të plotë për të marrë një rezultat pozitiv.

Si ndihet atmosfera brenda skuadrës aktualisht?

Atmosfera është shumë e mirë. Ka një bashkëpunim të shkëlqyer midis lojtarëve dhe stafit, dhe secili është i përqendruar në përmirësim dhe rezultate pozitive. Ne mbështesim njëri-tjetrin dhe kjo duket në fushë.

Çfarë pret në vazhdimësi të sezonit?

Dua të vazhdoj të shënoj gola dhe të ndihmoj ekipin të fitojë sa më shumë ndeshje. Objektivi është të jemi konkurrues në kampionat dhe të shkojmë sa më larg në Kupë. Secili ndeshje ka rëndësinë e vet dhe ne do të luftojmë çdo minutë.