Marrdhëniet Ikardi-Inter shqetësojnë ambientin zikaltër. Ditën e djeshme sulmuesi thyeu heshtjen duke publikuar një letër që i ngjante një lamtumire të parakohshme.
Nga ana tjetër Marota duket i lodhur me këto histori dhe po shikon për një zëvendësues të denjtë për argjentinasin.Sipas asaj që raporton “La Stampa” hipoteza më e mundshme është Edin Dzeko nga Roma.
Kontrata e tij skadon në 2020 dhe duket e vështirë që boshnjaku të rinovojë. Një thirrje nga Interi për të qenë lider në sulm, duket se do ta joshte gjigandin, që në Romë po kalon një formë mbi mesataren, duke luftuar në Ligën e Kampionëve, por edhe me Milanin për vendin e katërt në kampionat.
Një tjetër emër surprizë është ai i Romelu Lukaku. Belgu përfundoi në stol me ardhjen e Solskjaerit në krye të Junajtid dhe po “mediton” një largim nga Anglia. Në ditët e ardhshme ai pritet t’i ofrohet Juventusit, por Inter mund të ketë gati paratë që do të përfitojë nga shitja e Ikardit.
I fundit në listë është emri i Duvan Zapata, i Atalantës. Sezon i jashtëzakonshëm, konkurron me Ronaldon për gola dhe po e mban Atalantën në nivele të larta.





