Gjykata e Durrësit ka dhënë pasditen e sotme masat për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Summer”, që u zhvillua një ditë më parë.

Gjykata vendosi që katër persona t’i lejë në burg, 7 në arrest shtëpie dhe 4 në detyrim paraqitjeje.

Kujtojmë që gjatë operacionit janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

Po gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimatri kriminale, automjete e telefona celular.