Prestigjiozja britanike Sunday Times i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke e vënë theksin në marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Boris Jonson.

Duke marrë në konsideratë këtë pozicionim të Shqipërisë thuhet në artikull, Britania e Madhe e shikon Edi Ramën si njeriun më të cilin mund të shtojë investimet e saj në Shqipëri, një vend i NATO-s.

“Shqipëria tashmë është fuqimisht e pozicionuar pro perëndimit në një kohë kur në Ballkan, Rusia dhe Kina janë duke e përdorur në favor të tyre neglizhencën e BE, në këtë rajon të turbulluar”, shkuan Sunday Times.

Në një prononcim për Sunday Times, Edi Rama thotë se ka marrëdhënie të mira me Boris Jonson.

Kryeministri i Britanisë, disa javë më parë emëroi Sir Stuart Peach, një ish-drejtues i lartë ushtarak në NATO si të dërguarin special për Ballkanin.

Sunday Times krahason pozicionimin e qartë properëndimor të Tiranës me atë të Beogradit flirtues me Rusinë duke theksuar se:

“Së fundmi Serbia ka aplikuar për anëtarësim në BE,  por në të njëjtën kohë bleu nga Rusia avionë bombardues dhe tanke”.

Moska përmes aleatit në Serbi, është e dyshuar se po përpiqet të destabilizojë Kosovën një vend që aspiron BE-në sikurse edhe Bosnjë Hercegovinën një tjetër vend pro-europian.

Mendoj se situata  në Ballkanin Perëndimor thotë Olta Xhaçka ministre e Punëve të Jashtme është më e pasigurt se sa ajo e 20 viteve të shkuara.