Në qytetin e Vlorës janë arrestuar dy shtetas me iniciale (A.B , 21 vjeç dhe S.Ll 48 vjec,).

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar ‘’Sundimi i ligjit’’ dhe kontrolleve janë sekuestruar 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 1 automjet.

Policia po vazhdon kërkimet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për armbajtje pa leje dhe që janë rrezik për ngjarje kriminale.

Njoftimi i Policisë :

DVP Vlorë/Kontrolle intensive në qytetin e Vlorës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje.

Vihen në pranga 2 shtetas që posedonin armë zjarri pistoletë, njëri në banesë, tjetri në automjet.

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit pistoletë, municion luftarak dhe 1 automjet.

Në vijim të kontrolleve që kryhen në terren, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e DVP Vlorë, mbështetur nga Forcat e Kombëtare të sigurisë dhe Reparti Special “RENEA”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë goditur 2 raste të armëmbajtjes pa leje. Për këto raste u vunë në pranga shtetasit:

A. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

S. Ll., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, në autostradën “Fier-Vlorë”, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

2 armët e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe automjeti që drejtonte 48-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrollet vijojnë me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, që janë rrezik potencial për të kryer ngjarje kriminale.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.