Një këmbë krokodili brenda supës në një restorant të vogël tajvanez ka shkaktuar reagime të shumta, pro dhe kundër në rrjetet sociale.
Pjata e frikshme, e quajtur Godzilla Ramen nga përdoruesit e rrjeteve sociale, është gatuar në një restorant në Yunlin.
Ajo përmban këmbën e një krokodili, e cila del nga një pajtë e mbushur me petë dhe lëng mishi, pothuajse sikur po zvarritet prej tij.
Restoranti “Witch Cat ramen”, ende nuk ka pasur ndonjë degustues për pjatën e çuditshme.
Pronarët shpjeguan për mediat lokale se vizitorët duan të bëjnë foto për t’i postuar në rrjetet sociale, por kanë ‘frikë’ ta shijojnë atë.
“Përdoren më shumë se 40 lloje erëzash natyrale dhe përbërës të freskët për ta gatuar, dhe më pas injektohet nga shefja e kuzhinës ideja e dashurisë në supë, ku përzihen të gjithë elementët dhe energjia”, thanë ata.