Duket se pushtimi i fushës së lojës për të fituar popullaritet në rrjetet sociale nga modele të ndryshme po kthehet në një modë.Vitin e kaluar ishte Kinsey Ëolanski që pushtoi faqet e mediave teksa hyri në fushën e lojës në finalen e Ligës së Kampioneve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit duke rritur ndjeshëm numrin e ndjekësve në rrjetin social Instagram.

Shembullin e saj e ndoqi në mbrëmjen e së dielës modelja e Instagramit, Kelly Kay.kjo e fundit tentoi të pushtojë fushën e Hard Rock Stadium në Miami gjatë finales së Super Boël mes Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers. Por gjesti i saj mbeti në kufijtë e tentativës pasi modelja u arrestua. Episodin e tregoi vetë modelja nëpërmjet një postimi në Instagram teksa publikoi edhe foton në momentin që punonjësit e sigurisë po e nxirrnin atë nga fusha.