Kolumbi, 19 mars 2014 – Është vetëm 8 muajsh, por peshon 20 kg. dhe pikërisht për peshën e tij rreth 3 herë më shumë sesa normalja është bërë shumë i famshëm në Kolumbi. Por tashmë Santiago i vogël ka nisur dietën. Doktorët kanë rekomanduar një dietë të rreptë të bëra nga frutat dhe ushqime pa shumë kalori. Duhet të humbasë 8 kg. Duket se nuk ka ndonjë arsye mjekësore për kilet e tepërta që ka marrë fëmija në këto muajt e parë të jetës. Shtimi në peshë duket se ka ardhur nga të ushqyerit pa kufi. Për shkak se është obez, djali i vogël ka nisur të vuajë nga probleme shëndetësore dhe shpesh familjarët e tij e kanë dërguar në spital për të qenë nën kujdesin e mjekëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





