Kreu i PD-së Sali Berisha, bëri një postim të veçantë sot, duke uruar ditëlindjen e bashkëshortes, e cila përkon me përvjetorin e martesës së tyre. Liri Berisha feston sot 75-vjetorin e lindjes, ndërsa çifti së bashku 52-vjetorin e martesës.

MESAZHI I PLOTË

Sot super festa e familjes tonë!

Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës sonë.

Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të pëbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufijshme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!

Gëzuar Lili 75 vjetorin dhe me deshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera.