Edhe pse ka publikuar super hitin "Redrum" pak javë më parë, kënga e cila i dha jehonë një vit më parë, ‘Bon Bon’ vijon të jetë ndër këngët më të dëgjuara të Era Istrefit.
"Bon Bon" është dëgjuar gjatë ditës së djeshme edhe në Maratonën e Jerusalemit.
Videon në profilin e saj e ka publikuar Gerantina Kraja, ish-këshilltarja e ish-Presidentes, Atifete Jahjaga.
E pra mesa duket "Bon Bon" nuk njeh kufij…