Leganes nuk është një nga klubet më të rëndësishëm në Spanjë, por ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve para ndeshjes së të premtes kundër Real Sociedad me maskotën më të çuditshme: Super Kastravecin.
Në një video të shkurtër të postuar nga vetë llogaria në Twitter e klubit spanjoll, kastraveci superhero bëri debutimin e tij nën ritmin e “I Like To Move It” nga Reel 2 Real. Tifozët kanë mbetur pa fjalë nga zgjedhja e çuditshme e klubit të tyre.
Në fakt, qyteti i Leganes njihet për prodhimin masiv të kastravecëve, por mënyra e prezantimit të maskotit ka qenë ajo që ka shkaktuar më shumë reagime.





