Është gjithçka gati për “Boxing Day”, siç quhet në Angli dita pas Krishtlindjes, ndërsa të gjithë skuadrat e Premier League do të zbresin në fushën e lojës. Të gjithë po e presin me padurim javën e 18-të të Premier League për të parë edhe nëse super kompjuteri SAM do të ketë të drejtë. Në fakt, BBC ka përdorur një kompjuter (Sports Analytics Machine) që të “parashikojë” rezultatet e ndeshjeve që do të luhen nesër, duke i krahasuar me ato të Mark Lawrenson, ekspert i futbollit anglez. Rezultati ka qenë interesant, veçanërisht për ata që pëlqejnë të vënë baste, të cilët mund të bazohen te parashikimet e SAM për të plotësuar skedinat e tyre.

Parashikimet e Super Kompjuterit SAM:

Stoke-Manchester United 0-1

Aston Villa-West Ham 1-1

Bournemouth-Crystal P. 1-1

Chelsea-Watford 1-0

Liverpool-Leicester 1-1

Man City-Sunderland 2-0

Swansea-West Brom 1-0

Tottenham-Norwich 1-0

Newcastle-Everton 1-1

Southampton-Arsenal 1-1